About us
Bliff Organic
Let’s Talk about us !
Kompania Bliff Organic është themeluar në vitin 2017. Aktiviteti kryesorë I kompanisë është përpunimi dhe prodhimi final të çajit në filter si dhe atij në paketme refuz. Është ndërmarrja e vetme në tregun Kosovarë e cila zhvillon tërë aktivitetin nga kultivimi e deri në prodhim final në fushat e gjelberta të Kosovës, me percjellje të standardit certifikues EU-BIO, ku po ashtu ofron filter çeska transparent nëmënyrë që klienti të verifikoj vetëvetiu cilësinë e produktit që konsumon
- Procesi I pëpunimit
Cka e bënë të veçant kompaninë Bliff është përcjellja e zingjirit furnizues duke filluar nga mbledhja e deri tek perpunimi final. Produkti pranohet i freskët në kompaninë Agroprodukt sh.p.k. në të cilën kryhet procesi i tharjes, gjysmë përpunimit dhe pastrimit. Proceset mbas tharjes së bimëve janë: copëtimi, grirja, thërrmimi, pastrimi i kërcejve apo organeve të tjera, sitja, në varësi te produktit, ku më tutje vazhdojnë produktet në hallen e përpunimit të kompanisë Bliff sh.p.k. në të cilën realizohet prodhimi final i produktit.
- Ambalazhimi
Pas tharjes, produkti që mund të jetë rifuxho ambalazhohet apo paketohet. Ambalazhimi bëhet për të lehtësuar transportin, por dhe që produkti të ruhet i pastër, të mos dëmtohet nga agjentët fizikë (drita,temperatura e lagështia), nga dëmtuesit si insektet e të tjera Sigurohet që përmbajtja brenda ambalazhit nuk përzihet me produkte të tjera (pra të sigurojë mbyllje) dhe nuk dëmton produktin gjatë magazinimi e transportit. Ne besojmë fortësisht në një kontribut pozitiv dhe të pakrahasueshem ku po ashtu synojmë që Kompania Bliff të ofroj produktet më cilësore në vend. Produktet tona mund të përdoren nga cilido konsumatorë, vecanërisht nga konsumatorët të cilët kanënjohuri rreth produkteve të statusit Organik.
100 % organic





